21-vjeçarja nga Përmeti humb jetën nga një diabet i fshehur, tani kërkohet ndihmë për nënën e saj që është në gjendje të rëndë

Familja e Sotiraq Kostës nga Përmeti është në prag të një humbje tjetër pasi gruaja e tij është në gjendje të rendë. Para pak ditësh kjo familje humbi tragjikisht vajzën 21-vjeçare Marjana Kosta e cila zbuloi se fundmi se kishte një diabet te fshehur. Pas humbjes te se bijës, bashkëshortja e Sotiraqit, Mimoza tani ndodhet në reanimacion.

Kryefamiljari Kosta ka hapur një llogari bankare për të kërkuar ndihmë nga kushdo që ka mundësi për këtë rast. Sotiraqi kërkon ndihmë financiare nga shqiptarët, për të shmangur një trag jedi të dyfishtë për familjen e tij. Në foton e mëposhtme gjenden të dhënat e llogarisë bankare që kryefamiljari Kosta ka hapur për rastin e bashkëshortes të tij.