6 goditje brenda pak orëve në Shqipëri, sizmologu shpjegon: Çfarë po ndodh me tërmetin

6 goditje brenda pak orëve në Shqipëri, sizmologu shpjegon: Çfarë po ndodh me tërmetin

Në 24 orët e fundit në Bulqizë janë regjistruar gjashtë lëkundje sizmike. Më e forta u shënua mëngjesin e sotëm në orën 08:10 minuta me epiqendër në Shupenzë, Bulqizë me magnitudë 4.5 Rihter. Zona e Bulqizës njihet nga sizmologët për aktivitetin e lartë sizmik, pasi edhe pak javë më parë u regjistrua një goditje e fortë, e shoqëruar nga disa më të vogla.

Fatmirësisht deri tani nuk ka pasur probleme. Banorët kanë dalë për disa minuta jashtë nga banesat e tyre nga frika dhe paniku i shkaktuar nga tërmeti.

I kontaktuar nga Abcnews.al sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha ai.

Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë, tragjedia me 51 viktima. “Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo cdo vit një tërmet i kësaj madhësie”.

Muajin e fundit edhe Greqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme, por sizmologu thotë se “Nuk ka lidhje, pasi Greqia është në pllakën e Egjeut, ne jemi me të Adriatikut”