8 vite pa Sokol Olldashin! Sa më mungon biri im! O mall që më merr frymën!

8 vite pa Sokol Olldashin! Sa më mungon biri im! O mall që më merr frymën!

Sot, më 20 nëntor bëhen 8 vite pa Sokol Olldashin. Njeriun dhe politikanin që e donin të gjithë, e që me ikjen e tij la pas shumë dhimbje dhe një boshllëk të madh në politikën shqiptare. Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Dhimbja e ikjes së tij është e madhe për familjarët, njëlloj si ditën e parë. Nëna e tij, Kozeta Mamaqi kujton çdo vit 20 nëntorin e kobshëm të 2013 që e ndau Sokol Olldashin përgjithmonë nga familja dhe politika. Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale, Kozeta Mamaqi shkruan se i mungon shumë djali i saj.

“Mall, që më merr frymën, në shpirt kam një kob kaq të madh… O shpirt i dlirë, që ike, fluturove … aq larg… Sa më mungon biri im, i shtrenjti im, por dije: jam çdo dekikë me ty, kudo zemër…”, shkruan ajo.