“A je shi me ta?!” Pasi e rrahu Rita për Nojën, flet Brisi në Instagram: Duan të njollosin imazhin tim

Brisilda Rroku është vajza e cila u bë protagoniste në historinë më të përfolur në rrjetet sociale të treshes Rita-Noja-Brisi. Gjithçka nisi pasi e dashura e Nojes, Rita mori vesh se i dashuri i saj e kishte tradhtuar me shoqen e saj Brisin dhe vendosi t’i jepte një mësim të mirë kësaj të fundit. Videot u shpërndanë me shpejtësi në media dhe bjondja e historisë përfundoi e arrestuar për t’u liruar sërish pak ditë më pas.

Në një video ekskluzive për JOQ Albania, ajo u pa ditën e djeshme në një park të Shkodrës me të dashurin e saj të zemrës, Nojen, duke i kërkuar llogari. Ditën e sotme është bërë e gjallë, brunia e historisë, Brisi e cila në një account në Instagram u ka thënë ndjekësve të saj se shumë persona po përpiqen t’i njollosin imazhin me profile fake dhe se profili i saj i vërtetë, është ai nga i cili ka dalë në një video live. Ajo nuk ka dhënë ende versionin e saj të ngjarjes në lidhje me çështjen në të cilën u përfshi.