A po krijohet çifti i parë në “Big Brother VIP”? Ja ç’ndodh mes Sarës dhe Dj PM, flet motra e blogeres

A po krijohet çifti i parë në “Big Brother VIP”? Ja ç’ndodh mes Sarës dhe Dj PM, flet motra e blogeres

Blogerja Sarah Berisha, e cila hyri vetëm pak javë më parë në shtëpinë e “Big brother VIP” është shumë e lidhur me motrën e saj, Ditean. Ajo madje mori një surprizë kur Ditea shkoi ta takonte brenda dhe t’i jepte “zemër” për të vazhduar lojën.

Pas hyrjes së dy banorëve të rinj, Dj PM dhe Dj Dagz, blogerja ka nisur të flasë më shumë dhe të jetë më e lirshme. Dj PM, ose Pajtimi, shprehu pëlqimin për Berishën që në klipin prezantues dhe gjatë gjithë kohës e ka ngacmuar apo provokuar Sarën.

Ditën e sotme, Ditea ishte e ftuar tek “Goca dhe Gra”. Motra e Sarës tregoi se çfarë mendon ajo për këtë deklaratë të djalit nga Kosova dhe se si mund të jetë ndjerë Sara kur e ka dëgjuar.

“Mendoj që nëse PM nuk do kishte bërë atë deklaratën që bëri para se të hynte, për Sarën do kishte qenë më e thjeshtë. Për tipin që ka Sarah, zakonisht kur nuk e di që dikush e ka qejf është më e prirur të jetë më e lirshme me personin. Tani që e di që PM e ka qejf, do jetë më e ndrojtur. Nuk mendoj që ai është duke e përdorur, por marrëdhënia është në pikëpyetje”,- u shpreh ajo.

E pyetur se çfarë mendimi kanë babi dhe mami për afrimitetin e sarës dhe Pajtimit, Ditea tha:

“Ishte shumë për të qeshur se kam hedhur një video në Instagramin tim në momentin që hyri PM dhe bëri deklaratën që e kishte qejf Sarën, dhe babi tha ‘Ishalla del të martën’. Sepse Sara ishte në nominim”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
A e pëlqen Sarah Pajtimin dhe a ekziston mundësia që ata të lidhen për të vazhduar njohjen edhe jashtë “Big Brother VIP”, Ditea u përgjigj kështu:

“Mendoj që po, sepse duke parë karakterin që ka PM, është person shumë gazmor, bën për të qeshur, shumë i thjeshtë. Sarës i pëlqejnë këta persona që nuk sjellin shumë drama në jetë”.

Përveç komenteve pozitive, Ditea kishte edhe një kritikë për sjelljen e Pajtimit kundrejt motrës së saj:

“Gjëja që nuk më pëlqen është fakti që… e para, deklarata që bëri PM, sepse ishte shumë e përshpejtuar, sepse ai nuk e njeh fare Sarën. E ka shpjeguar këtë pjesën e deklaratës dhe mendoj që në rrjete sociale gjërat pompohen pak si shumë. Pastaj edhe brenda shtëpisë banorët e kanë pompuar këtë pjesën e marrëdhënies së tyre.

Është pak e ndrojtur dhe në jetën reale Sara nuk është fare e ndrojtur dhe të gjithë njerëzit që e njohin e dinë mënyrën se si sillet dhe si i krijon marrëdhëniet me njerëzit.

Që kur hynë dy djemtë e rinj, Dj PM dhe Dj Dagz, ka ndryshuar, sepse Sara i pëlqen të dy si karaktere dhe kanë një energji shumë të mirë. Se Sara është një person që fal shumë dashuri dhe do që gjatë gjithë kohës, ta marri mbrapsht. Dhe mnbase aty nuk po gjente ku të përkëdhelej”.