Abdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës

Abdixhiku: Përparim Rama është kryetar i Prishtinës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës.

Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të kujdestarojnë në Prishtinë me kujdes të madh.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga VV-ja, Arben Vitia, deri tani ka marrë 49.16 për qind të votave.