Agron Llakajt i vdes motra nga Covid-19, postimi prekës i aktorit

Agron Llakajt i vdes motra nga Covid-19, postimi prekës i aktorit

Aktori dhe prezantuesi i njohur, Agron Llakaj ka humbur motrën e tij si pasojë e Covid-19. Këtë lajm të trishtë e ka bërë me dije vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram.

Përmes fotos të së motrës, Llakaj i ka dedikuar fjalët më të ndjera të shtrenjtës së tij, e cila për fat të keq e humbi betejën me virusin.

“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo…,kovidi i pa besë ta preu jetën në mes .Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the “jam mirë por kam ftohtë!”Ah pse s’mu ankove njëher moj zemër, ah!!! Ike motër, ike…,jemi te pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti ! Lamtumirë motra ime ! Lamtumirë o shpirt! Me fal, por s’munda! Qofsh e Zotit, e parajsës siç vet zemrën kishe!”, shkruan Llakaj.