Anëtari i familjes Pjazitovski: Xhaxhain e kam gjallë, gruaja dhe djali i tij kanë ndërruar jetë (VIDEO)

Anëtari i familjes Pjazitovski: Xhaxhain e kam gjallë, gruaja dhe djali i tij kanë ndërruar jetë (VIDEO)

Jusuf Pjazitovski nga fshati Koliçan i Poshtëm është deklaruar për ekipin e TV21 që po qëndron në spitalin e Sofjes. Ai thotë se në aksident ka humbur djalin dhe bashkëshorten e xhaxhait, ndërsa fatmirësisht xhaxhai është në mesin e të lënduarve.

“Personat që janë të lënduar sot.

Njëri është xhaxhai im. I cili është ende gjallë, falë Zotit, me lëndime shumë të vogla, por shpresoj që brenda 24 orëve do të bëhet më mirë. Tjetër është nusja e vet, nusja e xhaxhait, e cila ka ndërruar jetë, dhe djali i vet, i cili është 16 vjeçar, me emrin Elmedin, edhe ai ka vdekur, për fat të keq”, tha Jusuf Pjazitovski nga fshati Koliçan i Poshtëm i Shkupit.