Arjola tregon takimin e parë me ish-partnerin e saj: Doja të ikja me vrap sepse…

Arjola tregon takimin e parë me ish-partnerin e saj: Doja të ikja me vrap sepse…

Arjola ka treguar mëngjesin e sotëm momentin e takimit të parë me ish-bashkëshortin.

Ajo rrëfeu se takimi ishte përgjithësisht i imponuar pasi ishte nxitur nga të afërm të aktores.

Arjola shtoi se prezantimi i parë me ish-partnerin ishte totalisht zhgënjyes, por kjo gjë ndryshoi tërësisht nga takimet pasuese.

“Herën e parë që e takova doja të ikja me vrap. Nuk më pëlqeu fare, ai erdhi me motor dhe kokore dhe unë më shumë u tremba. Herën tjetër hy në lokal dhe shoh një djalë shumë simpatik dhe të veshur shumë mirë, urova thash o Zot si nuk më solle një njeri si ky.

E bukura ishte se burri im ishte pikërisht ai djalë por ishte rregulluar më mirë”,- tha ajo.