“Audi“ ndalon në semafor, një makinë tjetër i vjen në krah/ Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë në Astir! Ja si u ekzekutuan Erigers Mihasi dhe Armando Dumani

“Audi“ ndalon në semafor, një makinë tjetër i vjen në krah/ Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë në Astir! Ja si u ekzekutuan Erigers Mihasi dhe Armando Dumani

Publikohet videoja e ekzekutimit të dyfishtë mbrëmjen e 13 nëntorit në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Siç shihet nga këto pamje të publikuara gjatë emisionit “Në shënjestër”, makina e viktimave ka ndaluar në semaforin e kryqëzimit në zonën e njohur si “2 rrathët”, ku më pas i afrohet mjeti i autorëve tip “Toyota”.

Një prej autorëve ka hapur xhamin e makinës dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt makinës së që drejtohej nga Erigers Mihasi, ndërsa Armando Dumani ka qenë pasagjer. Vrasja e dy të rinjve është realizuar Brenda 10 sekondave.

Viktimat janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit. Krimi ndodh në pak sekonda. Siç vihet re nga pamjet, autorët janë ndihmuar të kryejnë atentatin edhe për faktin që pikërisht në atë moment, korsia ka qenë e lirë.

Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin. Afërsisht rreth një orë pas ngjarjes, policia gjeti një makinë të djegur në Thumanë, e cila dyshohet se ishte e autorëve të ngjarjes. 3 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.