Baba i tre fëmijëve/ Nënës së Mihasit i ra të fikët në market kur e mësoi lajmin

Baba i tre fëmijëve/ Nënës së Mihasit i ra të fikët në market kur e mësoi lajmin

Detaje të tjera rrënqethëse mësohen nga ekzekutimi i mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Dy viktimat e atentati ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Erigers Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajze të vogël.

Mësohet se mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar lajmin në një market dhe ka dhënë kujën e më pas i ka rënë të fikët.

Pas vrasjes së dyfishtë, policia ka rrethuar zonën e Astirit ndërkohë që kontrolle të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje në Tiranës.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, por jo vetëm.