Babai ka nisur të më thotë: “Do të më ngelesh në derë, të ushqej unë…”

Babai ka nisur të më thotë: “Do të më ngelesh në derë, të ushqej unë…”

Unë që po të shkruaj jam një vajzë 27 vjeçe, e divorcuar prej 3 vjetësh dhe kam një vajzë 5 vjeç, e cila është arsyeja për të cilën jetoj. Kam kaluar shumë vështirësi në jetë, por tani jeta po më bëhet akoma më e vështirë sepse babi po ma nxin jetën, më shan dhe ofendon sa herë që i jepet mundësia.

Më thotë: “Do të më ngelesh në derë, të ushqej unë…”. Shumë herë ka dashur të më zbojë nga shtëpia. Unë bëj jetë shumë të thjeshtë dhe jam e respektuar kudo që shkoj.

Raste për t’u martuar kam pasur plot, por ende nuk e ndiej veten për një hap të tillë. Të lutem më thuaj çfarë duhet të bëj? Si duhet të sillem? Unë bëj dy punë dhe nuk i kam sjellë shqetësime. I kam folur me të qetë, por asgjë shtipe hapsiren relamuese meposhte dhe shiko videon meposhte.E pres me padurim përgjigjen tuaj