Banorja e ‘BBV’ e thotë troç: Ardhja e Bora Zemanit ishte e planifikuar

Banorja e ‘BBV’ e thotë troç: Ardhja e Bora Zemanit ishte e planifikuar

Monika Lubonja, banorja e Big Brother VIP, ka biseduar me Filloreta Raçin, Fifin siç e njeh publiku, dhe kanë diskutuar raportin e Donaldit me Semin. Monika thotë se të dy kanë hyrë brenda me një qëllim dhe në mes është Bora.

Monika thotë se ardhja e tyre bashkë në Big Brother është e planifikuar se Semi nuk është as ndonjë vip sipas saj.

“Më fal, sa këngë ka kënduar Semi? Sa këngë ka Semi në repertorin e saj si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam unë gishtërinjtë e dorës, unë e pres kokën“, thotë Monika.

Ajo këmbëngul se Semin e kanë futur bashkë me Donaldin. Monika thotë se edhe pse tha vazhdimisht se nuk donte t’i kthehej gjërave të vjetra, takimi sërish ndodhi.

“Ai vetë tha jo, s’dua t’i kthehem gjërave të vjetra. Op, u bë teatri. Ajo orë e minutë thotë Bora. Tek spektatori andej godet ndryshe, tek ai që voton”

Fifi nuk e kundërshton por vetëm qesh.