Bashkëshorti i mori vajzën, kjo është nëna që i dha fund jetës

SARANDE

Olsi Spaho është ish-bashkëshorti i 37-vjeçare Elona Dauti të vetëf.lijuar një ditë më parë.

Ish-çifti ishte ndarë në vitin 2013 dhe shkak i ndarjes së tyre ishte mos dakordësia e Elonës për tu mbuluar me veshje myslimane, gjë të cilën bashkëshorti ja kërkonte me ngulm.

Ish-çifti rinisi jetët e tyre me marrëdhënie të cilat sollën edhe fëmijë, ndërsa vajza 12-vjeçare nga martesa e tyre, u la nën kujdestarinë e nënës nga një vendim i datës 13.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

37-vjeçarja nga Saranda e vetëhelmuar me fostoksinë u nis me helikopter drejt Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.

37-vjeçarja nga Saranda punonte si ekonomiste.