BBV / Kledi harron të dashurën jashtë, shpreh interes për Beatrixin: E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë (Video)

BBV / Kledi harron të dashurën jashtë, shpreh interes për Beatrixin: E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë (Video)

Vëllai i madh i ka dhënë mundësinë e një darke Kledit, pasi ishte i preferuari i publikut. Ai zgjodhi që këtë darkë ta shijonte me Beatrix Ramosajn.

Por duket se Kledi ka një pëlqim për të, pasi në një bisedë me Donaldin dhe DJ PM ka thënë se ka dëshirë ta njohë këngëtaren dhe pak më shumë.

“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës” është shprehur ai, teksa teleshikuesit janë habitur nga kjo deklaratë.

Kjo pasi vetë Kledi ka treguar pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane. Madje e dashura e tij pak ditë më parë në një intervistë për “Shqipëria live ”tha se kishin 6 vite të lidhur bashkë.

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi,” tha ajo.

Ndërsa kur banorët kanë pyetur Beatriksin nëse i pëlqen Kledi ajo tha “jo” sepse nuk është tipi i saj.

Mbetet për të parë sesi do e marrë ketë lajm e dashura gjermane e Kledit.