Beniada bën deklaratën epike: Për 100 mijë euro do…

Beniada bën deklaratën epike: Për 100 mijë euro do…

Banorët e Big Brother VIP vijojnë të diskutojnë tema të ndryshme mes tyre. Paratë janë domosdoshmëri për një jetë cilësore, teksa fituesi i këtij formati do të marrë plot 100 mijë euro.

Donaldi, Arjola, Klejdi dhe Beniada kanë biseduar mes tyre në lidhje me reklamat që mund t bëjnë dhe përfitimet monetare. Beniada nuk e ka kursyer batutën kur ka dëgjuar shifrën e majme.

“Për 100 mijë euro vrapoj nudo përjashta, bëj gjithë xhiron e Tiranës”, deklaroi biondja e shtëpisë.

Arjola nuk e mbajti të qeshurën, ndërsa Klejdi vijoi ta “ngacmojë” Beniadën. “Sa keq qenke për lekë ti, po për 1 mijë euro, ç’a bën?”, pyetje që mori këtë përgjigje: “As nuk çohem nga gjumi”.