Bora Zemani reagon për herë të parë pas puthjes me Donaldin

Bora Zemani reagon për herë të parë pas puthjes me Donaldin

Moderatorja Bora Zemani këtë të premte vizitoi ish-të dashurin e saj, Donald Veshaj, i cili ndodhet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”.

Vizita e saj u bë për të shuar njëherë e mirë zërat që se mes Donaldit dhe shoqes së saj të ngushtë, Semit ka një raport më shumë se sa shoqëror.

Fillimisht Bora takoi Semin duke i dhënë motivim për të vazhduar përpara me forcë dhe pozitivitet.

Ndërsa, më pas pranoi të takojë edhe Donaldin, me të cilin kishte takim romantik.

Përveçse me emocione të forta që u përcollën edhe te publiku, në këtë takim Donaldi ia rrëmbeu një puthje në buzë Borës – e para puthje e dyshes në publik.

Ndërsa, këngëtari Yll Limani, ka përshëndetur mëngjesin e sotëm, moderatorët e njohur shqiptarë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj.