Çfarë do ndodhë me të dhe Borën pasi të mbaroi ‘BBV’? Donaldi jep përgjigjen e sinqertë

Çfarë do ndodhë me të dhe Borën pasi të mbaroi ‘BBV’? Donaldi jep përgjigjen e sinqertë

Këtë javë në shtëpi u rikthye në qendër të vëmendjes tema Bora-Donald që solli një debat edhe mes Donaldit dhe Semit. I pyetur nga Meridiani nëse është në lidhje, aktori e mohoi diçka të tillë. Biseda ka vazhduar edhe më e tensionuar dhe Semi është revoltuar me Donaldin duke i thënë se nuk duhet ta puthte Borën nëse thotë se është “single”. Ndërkohë, ai ka vazhduar të thotë se është vetëm, e po ashtu edhe Bora, derisa të sqarohen.

Ndërkohë, pasi situata u qetësua Dj Dagz e ka ripyetur sot Donaldin se çfarë do ndodhë mes tij dhe Borës. “Nuk e di sepse kam dy muaj këtu. Dhe dy muaj këtu brenda nuk është njësoj si dy muaj jashtë. Pa pikë komunikimi. Nuk di çfarë bëhet jashtë. Ndaj nuk doja të hapej si temë as atë ditë.”- tha Donaldi.