“Çfarë të donte do ia jepja”, nëna e Mateos hipën mbi derën e burgut, përplasjet me policinë

“Çfarë të donte do ia jepja”, nëna e Mateos hipën mbi derën e burgut, përplasjet me policinë

“Pres të na thotë të vërtetën, çfarë të donte do ja jepja… Të dalë aty i poshtri, dil kriminel i mallkuar, dil ore i poshtër… Dua të marr gjak”.

Me zërin e ngjirur nga të bërtiturat, e ka shprehur dhimbjen e madhe nëna e 8 vjeçarit Mateo, pranë hekurave rrethuese të paraburgimit të Vlorës ku ndodhet i izoluar vrasësi i djalit të saj Klodian Çalamani.

Të revoltuar bashkë me familjarët e tjerë kanë tentuar të shembin derën e burgut, duke kërkuar që ta nxjerrin kriminelin, për të marrë gjakun e vogëlushit. Me britma dhe ulërima, të varur në derën e burgut, familjarët zhvilluan një protestë me tensione në burgun e Vlorës.

“Na e nxirrni, ore na e nxirrni”, “Duam të drejtën e djalit, asgjë më shumë”, “Na e nxirrni tani”, ishin këto disa thirrma të familjarëve.

“Varje, varje”, ishin fjalët e përsëritura prej tyre njëzëri, ndërsa nëna e të ndjerit Mateo tentoi të ngjitej sipër derës së hekurt për të kaluar në anën tjetër. Kjo situatë solli përplasje pasi në momentin që u has me kundërshtimin e efektivit, ajo i mori radion dhe ia përplasi në tokë. Me pankarta në duar ‘Drejtësi për Mateon’ të afërmit, por edhe qytetarë të thjeshtë janë nisur në drejtim të Vlorës për të zhvilluar një protestë.

Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit, e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë. be.k/abcnews.al