Daja i 8-vjeçarit mes lotësh ka një thirrje për monstrën që i mori jetën nipit të tij (video)

Daja i 8-vjeçarit mes lotësh ka një thirrje për monstrën që i mori jetën nipit të tij (video)

Daja i 8-vjeçari: Nip është nipi im… Nuk e dinim që autori të ishte kaq i dhunshëm, më ka thënë motra që ka qenë i dënuar më parë. Ky është shteti… ca më bërë ka ndodhur Do kërkojmë drejtësi…

Reagon bashkëshortja: Ec o burrë se drejtësinë e kishin gjetur këta me dashtë

Daja i 8-vjeçarit: “Me e varë si qen… ”

Janë këto fjalët e pakta që daja i 8-vjeçarit arrin të flasë për gazetarët.

Vogelushi kishte dalë për xhiro me biçikletë, por kur nuk u kthye në shtëpi për t’u bërë gati për në shkollë, nëna e tij Florida Vllasiu e denoncoi në polici.

Disa orë më pas, policia e gjeti trupin e të voglit në oborrin e shtëpisë së 38-vjçarit Klodian Çalamani. Ai e kishte goditur me sëpatë dhe më pas e kishte mbuluar me baltë.

8-vjecari kishte një vëlla më të madh, 16-vjeç. Familja Vllasiu jetonte në fshatin Grecalli të Fierit, aty ku ndodhi dhe ngjarja makabre.