Deklarata e xhaxhait të Klodian Çalamanit: Do firmos për dënimin me vdekje

Deklarata e xhaxhait të Klodian Çalamanit: Do firmos për dënimin me vdekje

Xhaxhai i Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, tha për një emision televiziv se, ishte pro dënimit me vdekje të 38-vjeçarit. Ai shtoi se do të firmoste në peticionin e bërë nga familja e fëmijës, e cila po mbledh firmat për varjen e autorit.

“E mora vesh lajmin se këtu jetojmë këtu afër dhe jemi komshinj. Unë jam mbyllur brenda nuk kam dalë as unë as familja pasi ne na i ka ndaluar edhe policia. Unë e dënoj veprimin e nipit dhe do të firmos për dënimin me vdekje. Ai është rritur i vetëm pasi nëna e tij para se të ndërronte jetë i shoqi u largua në Maqedoni mori edhe fëmijët me vete.

Nipi im u kthye rreth moshës 15-vjeçar dhe nuk ka pasur marrëdhënie me nënën dhe motrën dhe vëllain. Ai jetonte me të ardhura të pakta dhe ishte një njeri që pinte alkool.

Ditën e ngjarjes ai ishte si normalisht madje e pash aty afër shtëpisë duke kërkuar bashkë me familjen e Mateos. Mateo vinte te shtëpia këtu luante me fëmijët, e dënoj veprimin e tij, më telefonuan edhe motra e tij edhe vëllai dhe ata e dënuan këtë veprim dhe madje më pyetën se kush ishte qëllimi i tij”, tha xhaxhai i 38-vjeçarit.