Del momenti kur Fifi dhe Graniti puthen “fshehurazi” në dhomën e pastrimit, Donaldi i kap me “presh në dorë” (FOTO)

Del momenti kur Fifi dhe Graniti puthen “fshehurazi” në dhomën e pastrimit, Donaldi i kap me “presh në dorë” (FOTO)

Një video ku shihen duke u puthur e përqafuar dy banorë të Big Brother VIP, është shpërndarë nëpër Instagram. Bëhet fjalë për Fifin dhe Granitin.

Ka qenë faqja “Vipat e Bllokut”, që e ka publikuar këtë video. Aty shihet Fifi duke e përqafuar dhe puthur në qafë Granitin.

Në një moment, ata i ndërpret Donaldi. Ai hyn aty për t’i lënë disa valixhe dhe në atë moment Fifi largohet nga Graniti.

“Kur futesh padashje në dhomën e gabuar”, ka qenë përshkrimi i kësaj video.

Ndryshe, Graniti dhe Fifi janë pajtuar që të mbesin shokë, ndonëse kohë pas kohe i vazhdojnë flirtet me njëri-tjetrin.