Del urdhëri i cuditshëm/Hani më pak ushqim deri në vitin 2025 sepse…

Del urdhëri i cuditshëm/Hani më pak ushqim deri në vitin 2025 sepse…

Koreja e Veriut këtë të mërkurë ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet të presin të hanë më pak ushqim derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Kim Jong-un ka kërkuar nga qytetarët që për një periudhë 3 vjeçare të të kenë parasysh dhe të konsumojnë më pak ushqim.

Kufiri mes dy shteteve u mbyll në janar të 2020 si pasojë e Covid, duke shërbyer si masë paraprake për mospërhapjen e virusit.

Kërkesa për produkte ushqimore tejkaloi ofertën duke bërë që çmimet të rriteshin duke ndikuar seriozisht ekonomikisht ekonominë e vendit.

Ndër të tjera në media raportohet se koreanët janë shprehur për mediat se e kanë të vështirë të përballojnë edhe këtë dimër, e jo të konsumojnë më pas edhe për 3 vitet e ardhshme.

“Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025…

ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”, është shprehur një banor i qytetit Sinuiju për kamerat.