Dëshmi TRON.DITËSE: BLEONA MATA po shfrytëzohet për PROS.TIT.UCION në ITALI, ka qenë SHTATZËNË

Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.

Në fillim dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqeronin Bleonën atë ditë, mes tyre ishte dhe halla e 6 vjeçares. Pavarësisht dyshimeve të shumta mbi hallën, Qamile Mata, hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ajo bashkë me shoqërueset e tjera kishin djeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit.

Tashmë Bleona 14 vjeçe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy persona dëshmuan sonte në emisionin ‘Pa Gjurmë’ , në Report Tv se vajza shfrytëzohet nga një grup shqiptar madje deklaruan se ka qenë shtatzënë.