Detaje te reja / Kush ishte gruaja me Calamanin qe e pa Mateos pas asaj e vran se bashku Mateon

Detaje te reja / Kush ishte gruaja me Calamanin qe e pa Mateos pas asaj e vran se bashku Mateon

Tragjedia e Fierit ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij Klodian Çalamani duket se po merr kthesë tjetër.

Pas akuzave të tezes së 8-vjeçarit, një dëshmitare ka treguar sot se një femër është e përfshirë në këtë ngjarje dhe duhet të merren sa më shpejt shenjat e gishtërinjve të të gjithë familjarëve. Gjatë një emisioni televiziv në News24, ajo tha se një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë dhe se Mateo është dëshmitar i një ngjarje dhe kjo sipas saj duket se i ka marrë jetën vogëlushit.

Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë.

Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje.

Ndërkohë tezja e Mateos e ka mbështetur këtë deklaratë të dëshmitares dhe ka thënë se nëna e 8-vjeçarit e cila është akuzuar si e përfshirë ka qenë në punë.

Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse u akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj.