Dha shpirt në Kakavijë, rrëqeth me fjalët mësuesja e 10-vjeçarit: Festove datëlindjen ditë më parë, s’të lanë ta gëzoje jetën o bir!

Lindita Kokaj, mësuesja e 10-vjeçarit Samule Ndoj, i cili u përplas për vd ekje nga ambulanca në Kakavijë, ka bërë një dedikim prekës për nxnësin e saj.

Ajo vijon më tej, duke theksuar, se më 15 gusht Lezha përkujton “Ditën e shtegtarëve” dhe ishte pikërisht kjo ditë, ku vogëlushit kallmetor, iu ndërpre ëndrra në mes.

Postimi i plotë
10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, mar tir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vra rë në Kakavijë E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakacijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës.

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi,por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pilërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vra rë. Kjo tragj edi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vr arë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vd ekja po na vjen. Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.