Dha të njëjtat deklarata si Klodian Çalamani/ Nëna e Mateos denoncon në polici të afërmen e familjes, ja çfarë e bëri të dyshojë tek ajo

Dha të njëjtat deklarata si Klodian Çalamani/ Nëna e Mateos denoncon në polici të afërmen e familjes, ja çfarë e bëri të dyshojë tek ajo

Merr të tjera përmasa ngjarja e rëndë në Fier që tronditi opinionin publik. Nëna dhe dy persona të afërme të familjes së 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre nga autori Klodian Çalamani, i janë drejtuar policisë së Fierit për të bërë një kallëzim penal.

“News24” raporton se nëna e Mateos dhe dy të afërmet kanë denoncuar një grua, të afërme të familjes, për të cilën kanë dyshime të forta se mund të ketë dijeni mbi krimin.

Mësohet se dyshimet e tyre bazohen tek disa qëndrime që kjo grua ka mbajtur gjatë gjithë ditëve pasi ndodhi krimi i rëndë.

Mësohet se familjarët kanë deklaruar që kanë ngritur dyshime pasi disa deklarata nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, që janë bërë prej tij përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8-vjeçarit dhe asaj të autorit të ngjarjes.

“News24” raporton gjithashtu se ka qenë pikërisht i njëjti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, deklaratë e njëjtë kjo edhe nga autori.

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve.