Dikur shokë të ngushtë, por çfarë ka ndodhur sot midis Andit dhe Mevlanit jashtë Përputhen?

Dikur shokë të ngushtë, por çfarë ka ndodhur sot midis Andit dhe Mevlanit jashtë Përputhen?

Andi Shehi dhe Mevlan Shaba kanë qenë dy nga konkurrentët kryesor të Për’puthen dy, e përveç kësaj dhe shumë miq. Ata dilnin shumë shpesh me njëri-tjetrin në rrjete sociale, por pas daljes së Andit nga programi kjo gjë u rrallua dhe te ndjekësit lindën dyshime mbi marrëdhënien e miqve.

Dje Andi ka zhvilluar një interaktivitet me ndjekësit në Instagram e në InstaStory Andi u pyet nëse vazhdon shoqëria me Mevlanin. Ai u përgjigj: Vazhdon respekti.

Andi, gjithashtu në një intervistë kur po zhvillonte një lojë e pyetën se kë do zgjidhte midis Mevlanit dhe Atdheut e ai na habiti me përgjigjen e tij. Andi tha se po ti bëhej kjo pyetje më parë do nxehej, pasi askënd se vendoste me Mevlanin, por tani zgjedh Atdheun, pasi me Mevlanin ka pasur një hatërmbetje dhe gjërat janë ftohur.

Nga ana tjetër Mevlani asnjëherë nuk ka diskutuar mbi këtë situatë dhe ka thënë se secili ka angazhimet e veta, prandaj nuk janë bashkë si më parë.

Kujtojmë se Andi ka shumë miqësi dhe me Hysenin, një ndër personazhet më të bujshme të sezonit të tretë. Ai e ka mbështetur Hysenin në situatën me Alvisën dhe ka shprehur se i njeh personalisht dhe është i sigurt se nuk ka pasur dhunë midis tyre. /Icon