Djali i shoferit të autobusit tregon emrin e pasagjerit që mungon në listë: Babai im ka qenë duke fjetur në kabinë

Djali i shoferit të autobusit tregon emrin e pasagjerit që mungon në listë: Babai im ka qenë duke fjetur në kabinë

Gazetarët e Televizionit Kombëtar Bullgar BNT kanë gjetur djalin e shoferit të dytë të autobusit, i cili ishte duke fjetur në kabinën e fjetjes për shoferë në mes të autobusit në momentin e aksidentit tragjik në autostradën e Strumës. Televizioni tregon se Kadrim Memedi quhet shoferi i dytë dhe djali i tij Besari ka thënë ekskluzivisht për BNT se trupi i të atit është gjetur në kabinën e fjetjes. Djali ndodhej në Bullgari për të identifikuar trupin dhe pas kësaj është kthyer në shtëpi. Babai i tij ishte 54 vjeç, me mbi 20 vjet përvojë pasi ai udhëtonte shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i njihte rrugët. Sipas djalit të tij autobusi ishte i ri dhe pa probleme, pasi ishte blerë para 3 vitesh.

Besari ka treguar se “Besa Trans” ka shërbim edhe në Turqi dhe se babai i tij kishte dalë nga shtëpia të enjten dhe të premten ka qenë në Turqi. Shoferi e kishte telefonuar djalin e tij të premten dhe sipas tij ai nuk kishte bagazhe të rrezikshme në autobus as me mjete piroteknike dhe as me karburant shtesë. Nga lista e të mbijetuarve të aksidentit, sipas Bessarit në listën e pasagjerëve të “Besa Trans”, është një – i quajtur Shadi Nauf al Saleh.