Djaloshi nga Malësia e Madhe “çmend” tifozët me golin e tij dhe feston me shqiponjë (video)

Djaloshi nga Malësia e Madhe “çmend” tifozët me golin e tij dhe feston me shqiponjë (video)

Pas golit të tij të parë të shënaur javën e kaluar kundër Leeds, Armando Broja e ka nisur sërish si titullar sot në Pl ndaj Burnley. Shqiptari ka fituar besimin e trajnerit dhe gjithë tifozëve dhe nuk i ka zhgënjyer aspak.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e dytë në Pl dhe me fanellën e Southampton tani ndaj Burnley. Një finalizim që na kujton golin që i tha fitoren Shqipërisë në Hungari. Pasi mori topin në qendër, mori një pozicion të prirët dhe shkarkoi të djathtën, duke befasuar portierin mik.

Duhet kujtuar që në pjesën e parë Broja pati një mundësi realizimi, por nuk gjeti hapësirat e duhura për të goditur, ndërsa në një tjetër rast lëvizi bukur brenda zonës, duke shmangur mbrojtjes, pasoi në shtyllën e dytë ku Redmond, në mënyrë pabesueshme, nuk mundi të shënonte.