“Do ju nxjerr…”/ Mevlani ua bën “8 me 2” vajzave: Mendojeni mirë para se të luani me mua

Mevlani ka treguar se është mes dy vajzave në “PërPuthen”, Ledianës dhe Antonelës.

Megjithatë, në puntatën e sotme, Mevlani duket se po dyshon që dy vajzat po bëjnë lojë, duke i paralajmëruar që të mendohen mirë para se të bëjnë diçka të tillë “se ju nxjerr blof”.

Antonela iu drejtua duke i thënë se, sipas saj, Mevlani po tregon se në të vërtetë nuk pëlqen asnjërën nga vajzat.
Debati:

Mevlani: Mendojeni mirë para se të luani me mua se ju nxjerr blof të dyjave

Antonela: Kjo do të thotë që ty nuk të pëlqen asnjëra nga ne, un po luaj me fytyrën time…

Mevlani: Jo ti po luan me mua se…

Antonela: Ti nuk je i zoti me i nda personat, ti je duke u tall me mua, ndihem e përdorur

Mevlani: Pse se pëlqen një person?

Antonela: Unë kam vuajtur nga zhgënjimet

Mevlani: I tërheq mbrapsht ato që ke thënë?

Antonela: Unë të thash që nuk ta vë vizën, por tërhiqem për momentin