E FUNDIT/ Përplaset furgoni me nxënës në Tiranë, 13 fëmijë në spital

E FUNDIT/ Përplaset furgoni me nxënës në Tiranë, 13 fëmijë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Yzberisht ku kanë mbetur të plagosur 13 nxënës dhe 1 mësues. Ka qënë një mjet i cili është përplasur me furgonin i cili po transportonte 13 nxënës dhe 1 mësuese. Të gjithë personat nuk kanë pësuar dëmtime fizike mirëpo janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.