E FUNDIT /  Shtatë ditë e humbur, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçares (Foto)

E FUNDIT / Shtatë ditë e humbur, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçares (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Mersin të Turqisë, ku ekipet e shpëtimit gjetën trupin e pajetë të një vajze vetëm tre vjeçe. Ajo ishte shpallur e humbur shtatë ditë më parë, teksa familja njoftoi policinë se nuk kishte asnjë gjurmë të së bijës prej disa orësh.

Sipas mediave turke, kërkimet zgjaten disa ditë dhe vetëm mëngjesin e sotëm familja u njoftua për gjetjen e saj, por fatkeqësisht të pajetë.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes dhe nëse është ushtruar dhunë ndaj fëmijës për të kuptuar edhe rrethanat, në të cilat ajo vdiq. /abcnews.al