E futur në kuti barbi! Ronela Hajati vjen me klip te kopjuar, ja katër rastet e ngjashme, mes tyre dhe shqiptare

Ishte Ronela Hajati ajo e cila ka publikuar disa momente nga xhirimi i klipit të saj të ri dhe në sy ra një kuti e madhe Barbie që mban të shkruar emrin e këngëtares.

TIRANE– Secila artiste kërkon që të ruajë një stil unik nga konkurentet e tjera. Duan që të sjellin risi jo vetëm në muzikë por dhe në ideimin e klipeve apo dhe veshjeve.
Ishte Ronela Hajati ajo e cila ka publikuar disa momente nga xhirimi i klipit të saj të ri dhe në sy ra një kuti e madhe Barbie që mban të shkruar emrin e këngëtares.

“Katër këngë gati dhe klubet e natës s’janë të hapura…gjynah për Zotin”, shkroi Ronela në mbishkrimin e videos.