E padëgjuar: Ra deshmor n’motel 64 vjeçari kosovar gjendet i vdekur në motel, ishte me një 68 vjeçare

E padëgjuar: Ra deshmor n’motel 64 vjeçari kosovar gjendet i vdekur në motel, ishte me një 68 vjeçare

Një person është gjetur pa shenja jete dje në mesditë në një motel në Prizren.

Ai është M.R., 64 vjeçar nga fshati Nebregoshtë e Prizrenit dhe ka qenë i shoqëruar nga një 68-vjeçare.

Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolla tha: “Dje rreth orës 12:17, Policia ka pranuar një informacion nga një ekip i emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Osmanollaj.