E shoqja humb unazën tek “Shkëmbi i Kavajës”, turisti i huaj: Jap 100 EURO për atë që e gjen!

Një turist i huaj ka bërë thirrjen e veçantë në redaksinë e JOQ ALBANIA. Gruaja e turistit, pak ditë më parë ka humbur në plazh, tek “Shkëmbi i Kavajës” unazën që ai i ka dhuruar kur ajo ka lindur vajzën.

Turisti tregon se gruaja e tij shprehet se e ka humbur unazën tek Hotel Bonita, pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës”. Ai ka thënë gjithashtu që për këdo që e gjen do e shpërblejë me 100 Euro.

Për të unaza është e rëndësishme pasi ka një domethënie të veçantë.

Turisti shkruan:

Please can you post it on your page my wife has lost it at the beach shkembi kavajes. I’ll send 100 euro for everyone who found it. Hotel Bonita Durrës On the beach It’s gift when she have my daughter born. (Ju lutem mund ta postoni ketë ne faqen tuaj, gruaja ime e ka humbur tek Shkëmbi i Kavajës. Do të dërgoj 100 euro për atë që e gjen. Tek Hotel Bonita, në plazh. Është dhuratë kur ka lindur vajza ime.)