Endriti “Babi, ne e dimë se nuk ka gjyq që të gjykon“

Endriti Thaqi

Pas aktakuzës që i ëshhtë ngritur për krime lufte Hashim Thaçit, ka reaguar djali i tij, i cili shpesh i del në mbrojtje të atit.

Endrit Thaçi, i njohur si merakli i viztave turistike në vendet më të shtrenjta në glob, përmes rrjeteve sociale është zotuar se do t’i qëndrojë pas babait.“Babi, ne e dimë se nuk ka gjyq që të gjykon. Babi, ti nuk je vetëm. Babi, do të vijë me ty në Hagë veç ishalla ka plazh atje”, ka shkruar Endriti.

Ndryshe, bashkë me Thaçin i akuzuar për vrasjen e mbi 100 personave akuzohet edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

“THUMB” është seksion i lajmeve satirike të Gazeta Kosoves, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta Gazeta Kosoves.