Eni Koçi ndan momente me familjen e Genc Prelvukës: Kam vjehrrin më të mirë (Video)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur të shoWbizit shqiptar. Ditën e djeshme, çifti i njohur ka udhëtuar drejt Beratit, ku kanë shijuar edhe një drekë me familjen e këngëtarit.

Kështu Eni publikoi në Instastory disa video nga momentet e bukura që kanë kaluar bashkë. Në njërën prej tyre, ajo ka filmuar vjehrrin, pra babain e Gencit, i cili dëgjohet duke kënduar këngë të vjetra popullore.

“Unë e kam vjehrrin më të mirë. M’i qan këto këngë!”,- shkroi këngëtarja krahas videos.