Familja Iseni e kuptoi për vdekjen e katër anëtarëve të saj vetëm kur shkuan në Sofje (VIDEO)

Familja Iseni e kuptoi për vdekjen e katër anëtarëve të saj vetëm kur shkuan në Sofje (VIDEO)

Në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të së martës në Bullgari në mesin e 45 personave që vdiqën janë edhe katër anëtarët e familjes Iseni nga Studeniçani i Shkupit.

Sot familja ka hapur derën për kryeshëndosh, derisa Fati Iseni ka treguar për Klan Kosovën se si e kanë kuptuar për vdekjen e familjarëve të tyre.

Hiseni tha se është dashur që të shkonin deri në Sofje të Bullgarisë, në vendin ku ndodhi aksidenti, për ta mësuar lajmin tragjik.

“Lajmet e para ishin shumë konfuze nga miqtë që bënin telefon që herët në mëngjes, shokë nga rrjetet sociale dhe mediumet. Është dashur që për të siguruar informacione sa më të sakta të shkojmë me vrap në zyrat e kompanisë, por aty nuk ishte askush, veç forcave të rendit”.

“U detyruam që të udhëtojmë për Sofje për të marrë ndonjë informacion të saktë. Në Sofje ne shkuam në radhë të parë te spitali qendror ku mësuam se aty ishin dërguar disa nga të lënduarit. Aty shërbimet na pritën mirë dhe arritëm që t’i shikojmë listat me të lënduarit dhe aty nuk ishin familjarët tonë. Ne aty e kuptuam se ata mund të gjendeshin në listën tjetër”.