Familjarët E Të Zhdukurve Kanë Shpresat Te Qeveria E Re, Kërkojnë Të Jenë Pjesë E Dialogut

Çështja e të pagjeturve tash e 20 vite mbetet barrë e madhe e pazgjidhur për institucionet e Kosovës. Familjarët nga qeveria e ardhshme e Kosovës kërkojnë që për fatin e të zhdukurve të diskutohet në Bruksel.Madje ata presin që të jenë edhe pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Vetëvendosje nuk e përjashton mundësinë, por që fillimisht do të rishikohen marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me palën serbe.Lutfie Ademi Vokshi nga qyteti i Mitrovicës ka 20 vite që pret lajm për vëllain e saj, Adem Ademin, i cili është zhdukur më 19 prill të vitit 1999, kur së bashku me një grup prej 23 personash, nëpër mal kishin provuar të dalin nga Kosova në drejtim të Malit të Zi.Kjo thotë se ka prova që vërtetojnë se ushtria serbe di për vendndodhjen e vëllait të saj….shtyp ne rek lamen me poshte dhe lexoni te plote kete artikull.