Fehmi Ferati tallet me anëtarët e “Big Brother” të cilët u panë duke falur namazin

Fehmi Ferati tallet me anëtarët e “Big Brother” të cilët u panë duke falur namazin

Moderatori i njohur nga Mitrovica, Fehmi Ferati, përmes një statusi në rrjetin social facebook, është tallur me anëtarët e “Big Brother”, të cilët u panë duke falur namazin, shkruan Mitropol.

Ferati, përmes postimit të tij, ka pyetur si në formë ironie se cili hoxhë duhet të shkojë në “Big Brother”, për t’iu prirë anëtarëve në namazin e xhumasë.

“Cilin Hoxhë po e çojmë me jau falë xhumanë n’Big Brother?!”, shkroi Ferati.

Ndryshe anëtarët e “Big Brother”, të prirë nga Dj PM nga Kosova, u panë duke falur namazin. /Mitropol/