Fëmija shqiptar vritet nga babai i tij në Itali, 44-vjeçari ishte arratisur nga spitali Covid

Fëmija shqiptar vritet nga babai i tij në Itali, 44-vjeçari ishte arratisur nga spitali Covid

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali, ku një 44-vjeçar ka vrarë në mënyrë mizore djalin e tij të mitur. Sipas mediave italiane, 44-vjeçari polak Mirko Tonkov akuzohet për vrasjen e djalit të tij 10-vjeçar Matias. 44-vjeçari polak e kishte të ndaluar t’i afrohej familjes së tij dhe ishte i shtruar në një spital në Romë pasi ishte i infektuar me Covid. Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku fëmija jetonte me nënën e tij, në Vetralle: aty polaku e vrau 10-vjeçarin duke e goditur me thikë në fyt.

Kur nëna e tij u kthye në shtëpi, e gjeti atë të vdekur, ndërsa në dhomën tjetër Tonkov, në pa ndjenja. Mësohet se polaku, ish-tregtar gomash kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçare shqiptare. Shqiptarja ishte e frikësuar nga ish-bashkëshorti i saj dhe e kishte porositur djalin e saj që të mos ia hapte derën askujt, përfshirë edhe babin. Por i vogli Mattias dje i hapi derën babait të tij dhe ai e vrau me një thikë në fyt. Polaku ishte denoncuar për dhunë nga bashkëshortja e tij shqiptare, e cila prej shumë vitesh ndodhej në Itali. Ndërkohë dje fëmijën e ka marrë nga shkolla një i afërm dhe e ka lënë në shtëpi, vetëm, rreth orës 13.30. Në orën 15.30 kur nëna u kthyer e gjeti të birin pa jetë dhe babain pa ndjenja.