Fero shpallet në kërkim nga Policia/ Sulmoi bashkë me truprojën e tij producentin e njohur, Jetmir Agaj

Fero shpallet në kërkim nga Policia/ Sulmoi bashkë me truprojën e tij producentin e njohur, Jetmir Agaj

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur më së miri me emrin artistik, Fero, dyshohet se ka su lmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit, ndërsa burimet nga policia kanë deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri nga truporja e Feros, Bujar Ibishi.

Po ashtu mësohet se në konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar ar mën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vr aj“.

Burimet e gazetë Sinjali kanë mësuar se Jetmir Aga aktualisht është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dë mtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.