Fifi la shtëpinë e “Big Brother”, ja si e presin atë jashtë dyerve të shtëpisë (FOTOT)

Fifi la shtëpinë e “Big Brother”, ja si e presin atë jashtë dyerve të shtëpisë (FOTOT)

Pas një sërë ngjarjesh në shtëpinë e “Big Brother Vip, Fifi ditën e sotme mori vendimin për të mos qënë më banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sapo doli nga shtëpia ajo është pritur nga miqtë e saj me brohoritje dhe përqafime.

Në mesin e tyre kanë dhe dy ish-banorët e shtëpisë, Arditi me Palomën dhe nuk kishin si të mungonin as miqtë më të ngushtë të Fifit, Klajdi Haruni dhe Argjira Spanca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtari Ardit Çuni i ka dedikuar disa fjalë duke thënë se shoqëria e tyre të mbetet e paprekshme dhe respekti është mbi gjithçka.