Fifi shpërthen në lot, çfarë kërkese ka për konkurrentët

Fifi shpërthen në lot, çfarë kërkese ka për konkurrentët

Fifi qëndroi e qetë gjatë pjesës së parë të spektaklit të sotëm, ndërsa më pas gjeti hapësirë për të dhënë mesazhin e saj për publikun e banorët.

Sherret mes Fifit dhe Semit dhe konkurrentët që dyshojnë se Semi dhe Donaldi po bëjnë lojë dyshe ndezën debate të forta sot.

Pasi nga shtëpia u largua Sheila, e eliminuara e radhës, Fifi kërkoi fjalën e saj. Ajo iu lut banorëve që t’i zgjidhin problemet me qetësi dhe pa bërtitur si dhe akuzoi sërish Donaldin që po përdor gjendjen e Semit.

“Donaldi është duke e shfrytëzuar për lojë, gjendjen e Semit. E kam vuajtur vetë ankthin, nuk mund të luhet kështu. Të bërtiturat po na kthejnë në kujtesë gjërat që kemi përjetuar, është si postraumë, ju lutem, ju lutem, mos të bërtasim më këtu”.