Fjalët prekëse të profeshoreshës për studenten që humbi jetën në aksident: Sot u shua një yll

Fjalët prekëse të profeshoreshës për studenten që humbi jetën në aksident: Sot u shua një yll

Në ak sidentin e tmershëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari, në mesin e vi ktimave ka qenë edhe studentja e UT, Albulena Beluli e lindur në vitin 1998.

Përmes një postimi, profesoresha e saj, Arta Bilalli Zendeli ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës.

“Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll. Një yll që mbante emrin Albina Beluli.

Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj! Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që parreshtur më thirrin?!

Më thirrin sepse e dinë se te doja shumë Ty. Si t’i ngushëlloj unë ata, kur nuk po mundem ta ngushëlloj as vehten time?

Albinë, kishe shumë ëndërra! Aq shumë punoje e mësoje! Pusho në paqe studentja ime engjullore”, shkruan deputetja Arta Bilalli Zendeli.