Florian Marku rikthen emocionet, sonte do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin,ja nsa ora

Florian Marku rikthen emocionet, sonte do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin,ja nsa ora

Mbrëmjen e sotme boksieri i njohur shqiptar Florian Marku do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin. Kundërshtari i tij do të jetë Jorick Luisettos. Në konferencën për mediat, Marku ka njoftuar se ndeshja do të mbahet në Wembley në “SSE Arena” orën 21:00. Kujtojmë se herën e fundit Marku fitoi bindshëm ndaj boksierit ukrainas Maxim Prodan dhe u shpall kampion bote. Ai ka nëntë fitore dhe një barazim deri më tani.

Kurse rivali i tij i sotëm ka 13 ndeshje nga të cilët ka fituar 11 dhe ka humbur 2. Edhe këtë herë Flroian Marku nuk ka ngurruar “t’i bëjë presion” kundështarit duke i thënë se do ta mposhtë që në minutat e para.