Futbollisti rus nervozon serbët, paraqitet me shqiponjën dykrenare

Fedor Smolov ka krijuar telashe mes serbëve dhe rusëve me veprimin e tij të fundit.

Reprezentuesi rus, Fedor Smolov ka zgjuar reagime të mediave serbe duke u shfaqur në fotografi duke krijuar shqiponjën në paralajmërimin e ndeshjes me Serbinë.

Në fotografinë e publikuar së bashku me kalendarin e ndeshjeve të ardhshme të Rusisë, para duelit të mbrëmshëm në Ligën e Kombeve kundër Serbisë, shkruan “Alo”, transmeton lajmi.net.

Nga Rusia janë sqaruar se postimi nuk ka të bëjë me prapavijë politike, mirëpo prapë janë zgjuar reagime nga mediat serbe.

“Ky është simbol i shqiponjës së shqiptarëve. Është simbol i gjenocidit ndaj serbëve. Zot, kush ua dha këtë ide në mendje dhe atë në ditën e ndeshjes ndaj Serbisë”, shkroi një rus në rrjetet sociale.

Kishte edhe reagime të tjera.

“A janë të ndaluar rusët të tregojnë një shqiponjë dykrenare e cila është një simbol i trashëgimisë bizantine dhe krishterimit ortodoks?”.

“Ndeshja u mbyll me fitoren e Rusisë me rezultat 3:1. /Lajmi.net/