Genardi i famshem ne instagram tregon pse u kthye nga amerika. Erdha ne shqiperi se nje plu.mb qorr me v.rau mamane

Genard Hajdini, autori i shprehjes së famshme “”Gjëra t’mira, gjëra t’ bukra” i cili ka tërhequr vëmendjen me videot me këshilla në Instagram, ka treguar historinë e tr íshtë të jetës së tij në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”.

Ai tregon se në përgjithësi ka qenë tepër pozitiv dhe optimisht, por jeta e ka përballur me një fátk.eqësi të madhe kur në vitin 1999 i vd.íq e ëma nga një pl.ùmb qòrr.

“Ka patur dhe pròblematikat e veta, ndërlikimet e veta, një gjë e vështirë ishte ajo e vd èkjes së mamasë nga pl ùmbi qòrr në 99’ dhe aty patëm çik një stepje domethënë, sepse kishim qenë shumë më të lumtur, gjithë së bashku, kishim ato pjesët tona si çdo familje ka h allet e veta në fakt, dhe është e vërtetë ajo që thuhet se ‘ha.lli h.allit nuk i ngjan’ sepse është e vërtetë që çdo familje ka hallat e veta”.

Në atë periudhë Genardi nuk ishtë në Shqipëri, por ndodhej në SHBA me studime:

“Erdha vetëm për vá.rrimin, sepse nuk isha në Shqipëri, kur ndodhi ajo se unë isha me studime në Amerikë, nga 95’ deri në 2003. Por në 99; ndodhi kjo dhe unë mora 10 ditë leje nga shkolla që të vija dhe erdha vetëm për të bërë vá rrimin, dhe pastaj u ktheva prapë në shkollë për të vazhduar shkollën sepse më iknin të gjitha, dhe bursa dhe gjithë të tjerat”.

Genard Hajdini tregoi gjithashtu se prej vitesh ka punuar si mësues në një shkollë në Shqipëri, duke dhënë disa lëndë të rëndësishme: “Kam dhënë mësim biologji, Kimi, dhe shkencat disa lënë që i kam dhënë nga klasa 7 deri në vit të 12- të. Marrëdhënia me nxënësit ka qenë shumë e mirë i bëja për të qeshur, i toleroja…”, shprehet ai.

Sa u përket çështjeve të zemrës, ai foli edhe për një lidhje të gjatë që ka pasur, 4-5 vjeçare, por e cila ka përfunduar dhe sot e kësaj dite ende i druhet një lidhjeje të re, pavarësisht dëshirës për t’u martuar:

”Dëshirë kam të martohem, por kalova ca peripecira se isha në një lidhje para ca kohësh, 4-5 vjecare dhe tani kur dí.gjesh nga qulli, i fryn kosit.. Tani jam më i kujdesshëm, po i peshoj gjërat, dhe them që duhet të jesh me njeriun që të agrovon apo me njeriun që është më i qetë…”