Gjendet pas 12 ditesh Shqiptarja qe ishte raportuar e zhdukur ne Greqi

Një lajm i mirë ka mberritur së fundmi nga Greqia. Mësohet se një 27-vjeçare shqiptare e raportuar e zhdukur disa ditë më parë është gjetur.

Antonia Nikolla nënë e katër fëmijëve u raportua e humbur nga familjarët e saj në datën 12 gusht në zonën e Iraklios në Kretë.

Bashkëshorti i saj ka njoftuar pol icinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë. Ende nuk dihen rrethanat se si ajo është kthyer sërish në banesë dhe arsyet e zhdukjes së saj.

Pas kësaj, policia helene ka ndërprerë menjëherë kërkimet.